Sport

Zyrtare/ Nuno Tavares bashkohet me Arsenal-in


Arsenal-i ka zyrtarizuar transferimin e Nuno Tavares nga Benfica.

Klubi londinez ka paguar 8 milionë euro për të siguruar shërbimet e fantazistit 21-vjeçar.

Portugezi do t’i bashkohet skuadrës së Arteta-s në stërvitje menjëherë, dhe sipas kontratës së tij, te Arsenali ai do të qëndrojë të paktën pesë vite.

Mbrojtësi 21-vjeçar është rritur me Benfica-n, ku ka kaluar gjithë hapat e karrierës deri tani.

Me ekipin e parë, ai ka debutuar në fitoren përballë Sporting Lisbonës, në superkupën e vitit 2019.

Gjatë dy sezoneve të fundit, 21-vjeçari portugez, që kryesisht luan në krahun e majtë, ka bërë 25 paraqitje për Benfica-n.

Ai ka luajtur përballë Arsenal-it, në Europa League, sezonin e kaluar.

Rreth transferimit të Nuno-s, Arteta u shpreh:

“E mirëpresim Nuno-n në skuadër. Ai është një futbollist i ri që premton shumë”.

“Ai është rritur shumë me Benfica-n gjatë dy sezoneve të fundit, duke treguar kualitetin edhe me përfaqësuesen U-21 të Portugalisë”, u shpreh Arteta.

“Transferimi i tij do t’i jap skuadrës më shumë mundësi dhe forcë në mbrojtje, sidomos me energjinë që ai dhuron në krahun e majtë të fushës”.

“Mezi presim arritjen e tij, integrimin me skuadrën e Arsenal-it dhe ta shohim duke luajtur përballë tifozëve tanë të mrekullueshëm”, mbylli Arteta.

Nuno do të ketë në fanellë numrin 20.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore