Sport

Zyrtare/ Liverpool-i transferon talentin skocez


Liverpool-i vijon të përforcohet në këtë afat kalimtar veror, teksa së fundmi ka transferuar talentin, Calvin Ramsey nga skuadra skoceze, Aberdeen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga “Anfield”, të cilët njoftuan për afrimin e 18-vjeçarit, derisa Ramsey i ka kushtuar Liverpool-it 7.5 milionë euro.

“Ramsay është një Reds. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ramsey është mbrojtës i krahut, derisa në sezonin e kaluar debutoi me ekipin e parë të Aberdeen, i cili në 33 paraqitje, dhuroi nëntë asistime dhe shënoi një gol.

Ai do të bartë fanellën me numër 22 te skuadra e Liverpool-it, derisa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ndërkaq, kjo është blerja e dytë e Liverpool-it e kësaj vere, pas transferimit të sulmuesit, Darëin Nunez nga skuadra e Benfica-s për 75 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore