Sport

Zyrtare: Khabib Nurmagomedov tërhiqet përfundimisht nga UFC


Kampionati Kulmor i Luftimit (UFC) ka njoftuar, nëpërmjet një postimi në Instagram, pensionimin e Khabib Nurmagomedov.

32-vjeçari ka një histori unike sa u përket arteve marciale të UFC-së. Ai konsiderohet si luftëtari më dominant në historinë e këtij kompeticioni, veçanërisht në kategorinë e peshave të lehta, në të cilën ka mundur çdo kundërshtar dhe ka ndërtuar një prej rekordeve më të lavdishëm; 29 fitore, zero humbje dhe zero barazime. Conor McGregor, Dustin Poirier,

Në 24 tetor 2020, dagestanasi u fut në kafazin oktagonal të UFC-së për të fundit herë kundër amerikanit Justin Gaethje. Natyrisht, siç tregon vetë rekordi i tij, Nurmagomedov doli triumfues edhe nga ajo përballje, e cila ishte e fundit sipas tij.

 

Më 3 korrik 2020, Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib-it, u shua nga jeta, pasi u infektua me coronavirus. Abdulmanap ishte me tepër se një baba për Khabib-in; ai ishte mjeshtër mundjeje dhe një serë artesh marciale të tjera. Jo vetëm kaq, por edhe figurë e nderuar e sportit në Republikën e Dagestanit ose më mirë akoma, në të gjithë Rusinë.

Ndryshe nga kultura prindërore perëndimore, ajo e maleve të Kaukazit, saktësisht në Dagestan, ruan një trashëgimi tradicionale “njëqelizore”. Ndërkaq, nuk është habi të shohësh një djalë të rritur si Khabib-i të shoqërohet nga i ati në zgjedhje të mëdha të jetës së tij.

Pra, Abdulmanap-i ka qenë prezent thuajse në çdo ndeshje të Khabib-it në UFC. Nurmagomedov i kishte premtuar babait se do të tërhiqej nga kompeticioni nëse një ditë ai nuk do të ishte më pranë tij. Dhe ashtu ndodhi.

Presidenti i UFC-së, Dana White, kishte nxitur më parë nëpërmjet një serie postimesh në rrjetet sociale, se ekzistonte një mundësi për ta rikthyer Nurmagomedov-in.

“Shqiponja” e Dagestanit (nofka e Khabib-it brenda UFC-së) ka njoftuar pensionimin e tij nga artet marciale mikse, në sajë të një postimi në Instagram:

“Faleminderit shumë vëlla (Dana White). Falënderoj edhe stafin e UFC-së për mundësinë që më dhanë të provojë veten time në këtë sport. UFC u ka ndryshuar jetën të gjithë atletëve të këtij sporti.

Dana nuk do ta harrojë kurrë respektin që më ke dhënë, si dhe mënyrën si u solle me mua. Babai im nuk e harroi deri në fund të jetës së tij dhe fëmijët e mi do të mbajnë mend gjithmonë.

Falënderoj ekipin tim, partnerët e mi të stërvitjes dhe gjithë tifozët.

Shpresoj ta pranoni zgjedhjen time dhe të më kuptoni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore