Sport

Zyrtare/ Jurgen Klinsmann emërohet trajner i Koresë së Jugut


Trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klinsmann, e ka marrë drejtimin e kombëtares së Koresë së Jugut.

Klinsmann ka arritur marrëveshje me kombëtaren aziatike, derisa do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

58-vjeçari pritet të mbërrijë në Seul javën e ardhshme dhe të debutojë në stolin e Koresë së Jugut në miqësoren kundër Kolumbisë më datë 24 mars.

Më parë, Klinsmann ka drejtuar kombëtaren e Gjermanisë duke i dërguar “panzerat” deri në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2006.

Më pas drejtoi Bayern Munich, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe klubin e Hertha Berlin.

Klinsmann nuk e ushtronte profesionin e tij prej vitit 2020 ndërsa tashmë e pret një detyrë e re, në një vend dhe kulturë krejtësisht ndryshe nga eksperiencat e së kaluarës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore