Sport

 Zyrtare/ Inzaghi, tek Inter-i


Dy javë më parë, nga Inter-i u largua trajneri që solli kampionatin pas dhjetë vitesh, Antonio Conte.

Zikaltrit, tash e dy javë, janë pa trajner, por me sa duket këtij problemi i erdhi fundi.

Ata kanë zyrtarizuar ish-trajnerin e Lazio-s, Simone Inzaghi.

Këtë e kanë bërë të ditur me një komunikatë.

“Inter dëshiron t’i dhurojë mirëseardhje Simone Inzaghi-it në klub, si trajneri ynë i ri”.

Inzaghi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit.

I përballur me atë që konsiderohet si krizë financiare, sfida e Simone-s është të sigurojë qëndrimin e disa nga lojtarëve kryesorë.

Mediat italiane thonë që ai ka siguruar qëndrimin e Lukaku-t dhe tani do të bisedojë edhe me futbollistë të tjerë.

Se sa yje do të arrijë t’i mbajë në skuadër, do të kuptohet shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore