
Tashmë është zyrtare. Gjysmëfinalet, finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Ligën e Kombeve do të zhvillohet në Holandë mes Roterdamit dhe Enschede.
Lajmin e ka konfirmuar vetë UEFA, ku gjysmëfinalet do të zhvillohen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen më 18 qershor.
#UEFANationsLeague, UFFICIALE: le Final Four si giocheranno in Olanda, ecco le date https://t.co/5tYExxsoVl
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 29, 2022
Aktualisht pjesë e katërshes së madhe në Nations Leauge janë Holanda, Kroacia, Italia dhe Spanja.
Shorti mes tyre do të hidhet në janar të këtij viti në Nyon të Zvicrës.
/Albanianpost.com