Sport

Zyrtare: Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Porto, lejohet prania e 12 mijë tifozëve


Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Chelsea-t do të zhvillohet më datën 29 maj, në stadiumin “Estadio do Dragao” të Portos.

Finalja e edicionit 2020/’21 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll, por, pas vendimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ta vendosur Turqinë në listën e saj të kuqe të destinacioneve të udhëtimit, organizimi i finales atje nuk do të thoshte se asnjë nga tifozët e dy klubeve pjesëmarrëse nuk do të udhëtonte.

UEFA gjithashtu ishte në bisedime me qeverinë britanike që finalja të luhej në Angli, por kjo e fundit kërkoi karantinë për dy mijë pjesëmarrësit e finales, përfshirë stafin e UEFA-s, transmetuesin dhe sponsorët.

Dhe, në fund, krerët e UEFA-s vendosën që finalja të luhet në Porto, pasi Portugalia është një destinacion i listës së gjelbër për Anglinë, që do të thotë se tifozët nuk do të bëjnë karantinë pasi të kthehen.

Gjithashtu, UEFA ka marrë vendim që në finale të jenë prezent nga gjashtë mijë tifoz për secilin nga ekipet finaliste.

Ndërsa theksojmë që kjo është hera e dytë që finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Stambolli në Portugali, pasi njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në takimin mes Bayern dhe PSG.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore