Zyrtare: Endrick nënshkruan me Real Madrid

Photo: Getty Images

Romario Ismailaj
15.12.2022 15:51
Loading Icons...

Tashmë është zyrtare. Real Madrid ka fituar garën për të marrë shërbimet e super talentit brazilian, Endrick nga Palmeiras.

Ka qenë vetë klubi madrilen që ka zyrtarizuar afrimin e 16-vjeçarit, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2030. Ndërkohë, ai do i bashkohet spanjollëve në verën e 2024, kur të arrij moshën ligjore për të përmbushur transferimin.

“Real Madrid C. F., Sociedade Esportiva Palmeiras dhe Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje që lejon lojtarin të bashkohet me Real Madrid kur të arrijë moshën ligjore në korrik 2024”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

“Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë stërvitjen me S. E. Palmeiras. Lojtari do të udhëtojë në Madrid në ditët në vijim për të vizituar ambientet e klubit tone”, vijon njoftimi.

Braziliani thuhet se i ka kushtuar Real Madrid-it 60 milionë euro.

Të fundit

Aktuale