Sport

Zyrtare: Barcelona aktivizon levën e katërt ekonomike, mbledh 100 milionë euro


Tashmë zyrtarisht klubi i Barcelona-s ka aktivizuar dhe levën e katërt ekonomike, në bazë të së cilës do të përfitojë 100 milionë euro.

Katalanasit shitën dhe 24.5% të aksioneve të “Barça Studios” te “Orpheus Media”.

Deri më tani me katër levat e aktivizuara, klubi ka arritur të mbledhë 800 milionë euro.

Përkatësisht, 207.5 milionë euro për 10% të të drejtave të saj audiovizive për 25 vitet e ardhshme. Rreth 400 milionë të tjera nga 15% të tjera të të drejtave audiovizive deri në vitin 2047 dhe rreth 200 milionë për 49% të “Barça Studios”.

Barça shpreson që kjo levë e katërt të lejojë regjistrimin e lojtarëve të afruar ose rinovuar këtë merkato si: Robert Lewandowski, Franck Kessie, Raphinha, Jules Kounde, Andreas Christensen, Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore