Sport

Zyrtare Arsenali transferon Odegaard-in


Klubi i Arsenalit ka zyrtarizuar transferimin më të ri në ekip, Martin Odegaard-in. 22-vjeçari u bashkua topçinjëve në formën e huazimit nga Real Madrid-i, deri në fundin e sezoni. Klub më të cilin është nën kontratë deri në 2022. Arsenali do të mbulojë pagën e lojtarit, deri në përfundimin e huazimit.

Norvegjezi është në huazimin e tij të katërt që nga periudha e transferimit në Madrid, në 2015. Ka një vlerë në merkato rreth 40 milionë euro, duke u bërë një nga lojtarët më të shtrenjë që janë në huazim.

Mikel Arteta do përpiqet të rikthejë yllin norvegjez në nivelin e treguar gjatë kohës kur luante të Real Sociedad-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore