Muzikë

ZWADA publikon albumin e parë


Rokbendi nga Prishtina “ZWADA”, së fundmi ka publikuar albumin e tyre të parë me titullin “Blondie”, në një koncert promovues të mbajtur në “Kino ARMATA”.

Në këtë koncert promovues performuan Suada Abazi (kitarë, vokal), Orges Kurtaj (bas-kitarë), Phillip Smaller (bateri), Andi Sadiku (kitarë), si dhe Elira Cakolli (piano).

Albumi Blondie ishte nisur në kohë pandemia, dhe në inçizim kanë asistuar Record Label-i “Defy Them”, e veçanërisht Galdon Reçica, si dhe është ndihmuar edhe nga Komuna e Prishtinës dhe Kino ARMATA.

Vokalistja e bendit në llogarinë e saj në Facebook ka bërë një sërë falemnderimesh të gjithë atyre që kanë ndihmuar si profesionalisht si miqësisht, si dhe për performancën promovuese në Kino Armata.

“Koncerti promovues i BLONDIE, do të jetë një prej netëve më të bukura e magjepse që ZWADA ka përjetu. Faleminderit të gjithëve/ave që keni qenë aty me neve dhe që po e përkrahni muzikën tonë. Faleminderit, që na keni bo me shiju skenën sikur me këndu për herë të parë dhe që na keni bo me u ndje shumë të dashtun e të veçantë. Na nuk kemi me u ndalë, këtë ua premtojmë!”, ka shkruar vokalistja e bendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore