Covid 19

Zvillimi i simptomave psikotike tek pacientët me Covid 19


Sipas ekspertëve është vënë re zhvillimi i simptomave të rënda psikotike, tek një numër i vogël pacientësh të infektuar me Covid 19.

Rastet janë verifikuar tek pacientë me simptoma të lehta të Covid 19, si dhimbje koke apo humbje të shijimit dhe nuhatjes dhe janë spikatur një javë deri në tre muaj pas infektimit.

Sipas raportimeve të New York Times, pacientët nuk kanë patur histori të mëparshme të sëmundjeve mendore dhe kanë qenë të moshave 30, 40 dhe 50 vjeç.

Hisam Goueli, mjek në Spitalin South Oaks N.Y., tha se pacienti i parë që trajtoi ishte një nënë e katër fëmijëve 42-vjeçare, e cila filloi të dëgjonte një zë disa muaj pas infektimit, i cili i thoshte asaj të vriste veten dhe fëmijët e saj.

Dr. Goueli tha pacientja u lirua nga simptomat pas katër javësh pasi u kurua me ilaçin risperidone.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, është raportuar të jenë kryer studime të ndryshme rreth simptomave psikiatrike të Covid 19, ku u vu re zhvillimi i dhjetë psikozave, (raste të reja), ndër 153 pacientë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore