Lajme

Zvicra referendum për ndalimin e mbulimit të fytyrës


Në muajin mars, Zvicra do të mbajë një referendum ku populli do të vendosë nëse do të lejohet burka në ambientet publike. Kjo vjen pas shqetësimeve të shumta, të ngritura në lidhje me mbulimin e fytyrës.

Para mbajtjes së referendumit janë zhvilluar sondazhe, ku 63% e zviceranëve janë shprehur pro ndalimit të saj.

Nisma është inicuar nga Partia Popullore zviceriane (SVP). Ajo ka pasur kundërshtarët e saj që shprehen se kjo do te binte në kundërshtim me vlerat e shtetit.

Zyrtarët nga SVP-ja shprehen, se aty nuk përmenden mbulesat myslimane, duke thënë vetëm se “askush nuk duhet të mbulojë fytyrën e tij në publik”.

Qeveria zvicerane u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë propozimin për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës.

Qytetarët zviceranë do të votojnë për propozimin e dhënë në referendum.

Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë rekomanduar refuzimin e një iniciative të tillë, me arsyetimin se ndalimi do të ndikonte në turizmin e vendit.

Zvicra është një vend kryesisht i krishterë. Katolikët janë grupimi më i madh, të ndjekur nga protestantët.

Peizazhi fetar i Zvicrës ka ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Numri i njerëzve pa asnjë lidhje  me fenë është rritur, dhe ka komunitete të reja që praktikojnë besime të ndryshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore