Jetesë & Stil

Zvicra dhe Britania e Madhe, ndër më të dobëtat për politikat familjare


Zvicra dhe Britania e Madhe janë renditur ndër vendet më pak miqësore me familjen në Evropë. Ky sipas një studimi të fundit nga organizata bamirëse për fëmijë (UNICEF).

Raporti, i cili u krye si pjesë e fushatës së UNICEF-it, mori të dhëna nga 2016 për politikat kombëtare të familjeve.

Në veçanti u vëzhguan nivele të ndryshme të lejeve të pushimit prindëror të cilët paguhen nga secili vend. Po ashtu dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët nga 0-6 vjeç.

Suedia, Norvegjia dhe Islanda kryesuan listën për të pasur politikat më të mira ndaj familjes.

Zvicra renditet më e keqja për familjet, e ndjekur nga Greqia, Qipro dhe Mbretëria e Bashkuar.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se asnjë vend i vetëm nuk renditej vazhdimisht lartë, në të gjithë treguesit e studiuar.  Kjo gjë “sugjeron se ka vend për përmirësim, madje edhe midis vendeve më të kujdesshme me familjen”, shprehen ata.

Estonia renditet në krye të tabelës për pushim të lehonisë plotësisht të paguar. Ajo ofron deri në 85 javë, e cila u pasua nga Hungaria me 72 javë, dhe Bullgaria në 65 javë.

Zvicra ishte, përsëri, në fund të listës për lejen e lindjes, duke u ofruar nënave vetëm tetë javë pushim me pagesë. Ndërsa Britania e Madhe pak më e mirë, me 12 javë.

Jashtë Evropës, SHBA-ja ishte i vetmi vend që nuk kishte leje lindje të ofruar në një nivel kombëtar.

Nga të gjitha 41 vendet e Organizatës së Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) dhe Bashkimit Evropian(BE) të studiuara në raport, ishin nëntë vende që nuk ofronin leje atësie.

Raporti zbuloi se fëmijët nën moshën tre vjeç kishin më shumë gjasa të dërgoheshin në qendrat e kujdesit. Vendet ku shfaqej kjo problematikë ishin ato që ofronin më shumë leje lindje për baballarët./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore