Auto

Zotimi i Ford-it për makinat elektrike


Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, ka njoftuar gjatë raportimit të fitimeve të tremujorit të katërt se do të investojë 22 bilionë dollarë për automjetet elektrike dhe shtatë bilionë dollarë për automjetet autonome deri në vitin 2025.

Car and Driver, faqe dedikuar automjeteve, shprehet se Ford-i, ndryshe nga zotimi i General Motors për të kthyer automjetet tërësisht elektrike, ka planifikuar që vetëm shumica e automjeteve të tij të jenë elëktrike.

Për përmbushjën e planit, Ford-i ka deklaruar se do të aplikojë eliminimin e të gjitha makinave që punojnë me gaz ose me naftë deri në vitin 2025.

Sipas Car and Driver, kompanitë Ford dhe General Motors, po konkurrojnë me prodhuesin e automjeteve elektrike, Tesla, i cili ka mundur të realizojë shitje të shumta të modeleve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore