Shëndet

Zonja, ushqimi i shpejtë mund të ndikojë negativisht në pjellorinë tuaj


Ushqimi i shpejtë është më i lehtë për t’u përgatitur, për t’u ngrënë dhe më i lirë në kosto. Për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe orarit të zënë, njerëzit janë të prirur drejt këtyre ushqimeve. Por kryesisht nuk janë të vetëdijshëm për efektet e pafavorshme që këto mund të shkaktojnë në trupin e njeriut.

Disavantazhi më i madh i ushqimit të shpejtë është efekti negativ që ai ka në shëndetin e dikujt. Sipas studimeve të fundit, gratë që hanë më shumë ushqime të tilla kanë tendencë të përjetojnë infertilitet.

Studimet australiane zbulojnë se gratë mund të kenë rrezik të infertilitetit duke ngrënë rregullisht ushqim të shpejtë. Studimi zbulon se rritja e konsumit të ushqimit të shpejtë rezulton në sasi më të larta të kimikateve të dëmshme. Ku përfshihet ftalate ,një acid që gjendet në shumë produkte, përfshirë sapunët, përbërjet, bagazhet dhe ambientet e brendshme të automobilave, të cilat mund të hyjnë në trupin tuaj lehtësisht përmes çdo rruge.

Veshja jo-ngjitëse përmban acidin kimik perfluorooctanoic (PFOA), i cili ka qenë i lidhur me probleme riprodhuese. Në fakt, të dhënat tregojnë se gratë me nivele më të larta të PFOA në gjakun e tyre e kishin më të vështirë për të mbetur shtatzënë.

Këto kimikate mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për gratë, veçanërisht ato që duan të mbeten shtatzënë.

Studiuesit vërtetuan që PFOA gjithashtu shkakton kancer të prostatës dhe gjirit. Ato krijojnë shqetësime në ciklet menstruale tek gratë, gjë që nga ana tjetër shkakton infertilitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore