Përballje

Zlatan 500, Milan-i shkatërron Crotone-n dhe shkon përsëri në krye


Zlatan Ibrahimovic me golat 500 dhe 501 në karrierë, dhe Rebic me dy golësh i dhurun fitoren Milan-it.

Milan nuk kishte asnjë problem duke arritur një fitore të lehtë ndaj vendit të fundit, Crotone-s.

Ibrahimovic hapi llogarinë e golave në minutën e 30-të.

Ky gol e dërgoi Milanin-n në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë të zgjedhurit e Pioli-t përfunduan gjithçka për gjashtë minuta.

Së pari Ibrahimovic dyfishoi shifrat në të 64-tën.

Pastaj, Rebic shënoi dy gola për dy minuta, duke vulosur rezultatin 4-0.

Milan shkon në majë të tabelës përsëri, me 49 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore