Lajme

Zjarret përgjatë tubacioneve të gazit në Turqi mund të jenë shkaktuar nga tërmeti


Qarkullojnë video që shfaqin zjarre të mëdha që shpërthejnë në ajër në jug të Turqisë.

Sakaq, njerëzit pretendojnë se tërmeti ka bërë që tubacionet e gazit të shpërthejnë dhe të digjen jashtë kontrollit.

Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, ka thënë këtë mëngjes se kishte pasur dëme serioze në infrastrukturën energjetike të vendit.

Dhe ndër to përfshiheshin edhe tubacionet e gazit pranë epiqendrës. Mirëpo, ministri turk nuk ka përmendur në mënyrë specifike shpërthimet.

Ndërkohë, media britanike “BBC” ka verifikuar se një nga videot është në periferi të qytetit të Hatay-t, 170 kilometra në jug-perëndim të Gaziantep-it, ku ra tërmeti.

Nëpër video, linjat dhe ndërtesat përputhen me imazhet satelitore të luginës së Amik pranë Hatay-t.

Shpërthimi masiv thuhet se ka ndodhur në një tubacion të madh gazi teksa Turqia po lufton me shkatërrimin nga tërmeti.

Kompania shtetërore turke e energjisë BOTAS ka konfirmuar më herët se rrjedhat e gazit natyror janë pezulluar si pasojë e tërmetit shkatërrues.

Pamjet e tmerrshme të shpërndara gjerësisht në mediat sociale thuhet se tregojnë skenën e tmerrshme të shpërthimit masiv të tubacionit.

Flakët ngrihen në qiell, duke ndezur errësirën pas tërmetit që goditi rreth orës 04:00 të mëngjesit para agimit.

Flakët kanë ndezur hapësirën ajrore të mbushur me tym, ndërsa dy seksione të tubacionit, rreth tre kilometra larg njëri-tjetrit, ishin në flakë.

Sakaq, vlerësohet se flakët kanë shkuar deri në 100 metra lartësi.

Shkon në 1498 numri i viktimave në Turqi dhe 783 në Siri, pas tërmetit shkatërrues

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore