Shqipëria

Zjarr në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, 7 të lënduar


Shtatë persona janë lënduar nga flakët e zjarrit mëngjesin e 28 janarit. Ngjarja ka ndodhur në kampin “Belvedere” në Mitrovicë.

Ky kamp shërben për Njësitë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. Aty ishin strehuar refugjatë nga shtetet e Lindjes.

Mësohet se njësitë zjarrfikësve kanë reaguar me kohë. Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 6:00 të mëngjesit dhe ka pasur shtatë të lënduar.

Sipas tij, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetimet për incidentin po zhvillohen, por akoma nuk dihet shkaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore