Shqipëria

Zjarr në Finiq, digjen 200 dele


Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një stallë në Viron të Finiqit.

Zjarri ka lënë 200 bagëti, dele, të djegura.

Policia informon gjithashtu se është djegur dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore