Bota

Zjarr afër fabrikës së prodhimit të vaksinave në Indi


Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë në Indi. Ngjarja ka ndodhur në Institutin e Serumit të Indisë (SII) në qytetin e Pune, afër objektit ku prodhohet vaksina Covishield e zhvilluar nga AstraZeneca.

Ekipi i Forcës Kombëtare të Reagimit në Fatkeqësi nxituan të shuanin zjarrin. Sipas burimeve ka shpërthyer në orën 14:45 me kohën e Indisë.

Deri më tani janë shpëtuar tre nga katër persona të bllokuar.

Vaksina dhe fabrika e prodhimit të vaksinave thuhet të jenë të sigurta.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit “Serum” të Indisë, Adar Poonawalla transmetoi për “Indiatoday” se po përpiqen së pari të shpëtojnë njerëzit e bllokuar në ndërtesë dhe më vonë do të vlerësojnë dëmet.

Shkaku i tij është ende i panjohur. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore