Sport

Ziyech mbërrin në Paris, gati për aventurën e re


Futbollisti i Chelsea-t, Hakim Ziyech, tashmë ka mbërritur në Paris, ku pjesën e mbetur të sezonit do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain.

Marrëveshja mes Chelsea-t dhe PSG-së ende nuk është arritur plotësisht, megjithatë ajo do të mbyllet në orët në vijim.

Por, thuhet se Ziyech do të transferohet në Francë në formulën e huazimit deri në qershor me të drejtë blerje.

29-vjeçari gjeti fare pak hapësira te Chelsea në këtë sezon, ku është paraqitur vetëm në 10 ndeshje (shumica nga banka rezervë), duke dhuruar vetëm një asistim.

Megjithatë, me kombëtaren e Marokut, Ziyech pati paraqitje shumë të mira në Kupën e Botës që mbaroi para rreth një muaji në Katar.

Ziyech ishte një nga objektivat kryesorë të klubit të Milan-it, por kuqezinjtë nuk mundën të gjejnë marrëveshjen me Chelsea-n për lojtarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore