Përballje

Zion Williamson fantastik përball Dallas Mavericks (Video)


Në ndeshjet e së shtunës, më i miri ishte ylli 20 vjeçar i New Orleans Pelicans, Zion Williamson i cili i dha fitoren Pelicans përball Dallas Mavericks.

Pelicans fituan ndeshjen pëball Mavericks me rezultat 112:103.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, por te Mavericks mungonin dy lojtarët kryesor të ekipit, Luka Doncic dhe Kristaps Porzingis.

Williamson i cili doli nga një performancë fantastike përball Denver Nuggets ku shënoi 39 pikë, e cila ishte një ndër performancat më të mira në karrierën e Zion.

Por, as përball Mavericks, Zion nuk mundi të ndalej, ai shënoi 38 pikë, në një efikasitet shumë të lart prej 65%.

Më të mirët në ekipin e Pelicans ishin Zion Williamson me 38 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, Brandon Ingram me 19 pikë dhe Nickeil Alexander Walker me 20 pikë.

Ndërsa te Mavericks më të mirët ishin Tim Hardaway Jr me 30 pikë dhe Jalen Brunson me 24 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=bEKpjzkgeKo&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshje po ashtu interesante ishte mes Sacramento Kings dhe Cleveland Cavaliers e cila përfundoi me gjuajte në posedimin e fundit e cila vendosi edhe fatin e ekipeve.

Ky duel mbaroi me rezultat 100:98 në favor të Sacramento Kings.

Harrison Barnes ishte shpëtimtari i Kings pasi shënoi një tre pikësh në posedimin e fundit për të fituar ndeshjen.

Loja ishte e barabartë për të dy ekipet, por më me fat u treguan Kings në fund.

Më të mirët te Kings ishin De’Aaron Fox me 36 pike e 6 asistime dhe Harrison Barnes me 16 pikë e 11 kërcime.

­Kurse te Cavaliers më të mirët ishin Collin Sexton me 26 pikë, Darius Garland me 18 pikë dhe Larry Nance Jr me 17 pikë e 9 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore