Sport

Zidane: Nuk mendoj se jam i keq si trajner


Zinedine Zidane është duke bërë një sezon pozitiv me Real Madrid-in, ndonëse shpeshherë ka qenë në qendër të kritikave për paqëndrueshmërin e ekipit. Megjithatë, Real-i vijon të mbetet në garë për titullin në La Liga dhe për atë të Ligës së Kampionëve.

Francezi ka qenë modest para gazetarëve duke thënë se ai nuk mendonte se është trajneri ë i mirë në botë, por gjithashtu shtoi se nuk ishte as trajneri më i keq, ashtu si disa e bëjnë atë.

“Unë nuk mendoj se unë jam një trajner i keq. As nuk jam më i miri, me siguri”, tha Zidane.

“Ju jo gjithmonë mund t’i bëni gjërat mirë, por gjëja e rëndësishme është të keni pasion. Pastaj mund të shkojë mirë ose të shkojë keq”.

“E rëndësishme është të jap 100% çdo ditë dhe unë e bej atë, por veçanërisht lojtarët e mi”.

“Këtu ka shumë fjalë, por kjo nuk do të ndryshojë”.

Zidane u pyet gjithashtu për të ardhmen e tij, por nuk dëshironte të fliste për atë dhe në vend të kësaj ishte i përqëndruar te ndeshja e së dielës përballë Getafe-s.

“Unë nuk po shoh më tej se ndeshja e nesërme (të dielën)”, tha francezi.

“Ne jemi duke u përqëndruar në punën e përditëshme”.

“Ju mund të keni një kontratë katër ose pesë vjeçare dhe të ikni që nesër. Ose e kundërta. Ju mund të keni një kontratë që po skandon dhe të përfundoni duke qëndruar”.

“Unë nuk e di se çfare do te ndodh per tre muaj ose nje vit”.

“Une jam ketu dhe neser (te dielen) kemi nje ndeshje. Ka tre pike në lojë dhe ne do të përpiqemi t’i marrim ato”, përfundoi Zidane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore