Sport

Zidane: E merituam shumë fitoren


Pas El Clasico-s të cilën Real Madrid-i e fitoi me rezultat 2-1, Zidane u shpreh shumë i lumtur me skuadrën e tij.

Trajneri i Real Madrid-it ka fituar dy nga tre ndeshjet e javës vendimtare.

Përpara është ndeshja e kthimit me Liverpool-in që do të zhvillohet në “Anfield”.

“E kontrolluam tërëisht ndeshjen”, u shpreh Zidane.

“E merituam shumë fitoren”, vazhdoi ai, “kishim mundësi të shënonim më shumë. U dominuam në sekuenca të ndryshme, por kështu janë ndeshjet e mëdha, ato gjithmonë kërkojnë shumë”.

Zidane tha që skuadra e tij ka arritur në limitet e përgatitjes së tyre fizike.

“Fizikisht, jemi në limit. Ishte një ndeshje shumë e lodhshme, por ky është futbolli”.

“Nuk jam budalla, do t’i përdor të gjithë futbollistët sepse të gjithë janë të jashtëzakonshëm, duhet të kujdesemi shumë në këtë fund sezoni”, shtoi francezi.

“Nacho është një futbollist i mrekullueshëm”, u shpreh trajneri i Los Blancos, “është gjithmonë i gatshëm të luaj. Ai u paraqit jashtëzakonisht mirë sonte, jam i lumtur për të dhe për të gjithë futbollistët tanë.

“Jemi pretendent në dy kompeticione. Do të luftojm deri në fund. Mund të kemi probleme, por nuk i frikësohemi asgjëje. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort”, mbylli Zidane.

Real Madrid-i luan ndeshjen e ardhshme të mërkurën, përballë Liverpool-it në “Anfield”.

Ndeshja e parë përfundoi në fitore 3-1 për mbretërorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore