Sport

Zhvillime historike/ Futbollistët përjashtohen nga EURO 2020


Në vazhdën e zhvillimeve historike, ndërsa sporti i futbollit po ndryshon tërësisht, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Pasditën e 19 prillit ai doli në një konferencë për shtyp ku u shpreh shumë i revoltuar ndaj zhvillimeve të fundit.

“Jemi të bashkuar kundër këtij projekti të pakuptimtë”, tha Ceferin.

“Futbollistët që marrin pjesë në këtë ligë të mbyllur, do të dënohen”, tha ai, “do të dënohen me përjashtim nga EURO-t dhe kupat e botës”.

“Jo vetëm në këto kompeticione, ata nuk do të lejohen të luajnë as me kombëtaret e tyre më”, tha Ceferin.

“Nuk mund të flas më shumë dhe më fort gjatë këtij momenti për gjithçka çfarë po ndodh”, u shpreh Ceferin, “kërkoi ndihmën e të gjithëve që të qëndrojmë të bashkuar në këtë rast”.

“Ky është një projekt i udhëhequr nga njerëzit që janë të pasur dhe duan të bëhen edhe më të pasur, thjeshtë i turpshëm”, mbylli ai.

Me këtë vendim të Ceferin, shumë futbollistë të mëdhenj do të humbasin EURO 2020-ën që do të zhvillohet këtë verë.

“Në një ditë të çmendur si kjo, as një lajm nuk duket më i çmendur”, ka shkruar Sky Sports.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore