Sport

Zhegrova shkëlqen përsëri, shënon gol të bukur në fitoren e Basel-it


Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me formë të mirë me skuadrën e tij, FC Basel.

Pasi i dhuroi ekipit të tij fitoren në javën e fundit të Superligës së Zvicrës, Zhegrova ishte protagonist kryesor në tri pikët që Basel mori ndaj Omonia Nicosia-s në ndeshjen e tretë të grupeve të Ligës së Konferencës.

Në këtë ndeshje, 22-vjeçari kosovar realizoi golin e fitores për 3:1, duke dribluar për mrekulli mbrojtësin e fundit kundërshtar.

https://www.youtube.com/watch?v=aZsWYBBAtos&ab_channel=DardanianFan

Anësori i Kosovës ishte ndër më të mirët në këtë takim, i cili po rimerr formën për të fituar vendin e titullarit te skuadra zvicerane, vend që e kishte humbur në sezonin e kaluar.

Derisa ky ishte goli i tretë për Zhegrovën në të gjitha garat për këtë edicion, ku përveç tyre ka dhuruar edhe tre asistime.

Kujtojmë që Basel e transferoi Edonin gjatë verës së kaluar nga skuadra belge, Genk, për shifrën e 3 milionë eurove.

Gjatë kësaj kohe me ekipin e njohur zviceran, futbollisti i Kosovës ka luajtur për 42 ndeshje, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore