Shqipëria

Zhdukja e Pecorelli-t, hetuesit italianë nuk përjashtojnë pistën e vetëvrasjes


Hetuesit italianë janë duke hetuar edhe pistën e vetëvrasjes mbi zhdukjen e Davide Pecorelli-t.
Një grup ekspertësh erdhën në Shqipëri më 27 janar, ku të shoqëruar nga Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, shkuan në Pukë për të parë automjetin e djegur dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Hetuesit italianë nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një grabitjeje me pasojë vdekjen. Nga një ekzaminim i telefonit të Pecorelli-t doli se nuk kishte kishte biseda apo mesazhe kërcënuese në drejtim të tij.

Mediat italiane shkruajnë se hipoteza e një ngjarjeje aksidentale, që u ngrit fillimisht nga hetuesit, duket se nuk qëndron.

Ndërkohë pritet edhe rezultati i analizave të ADN-së për të vërtetuar se trupi që u gjet i djegur në automjet, i përket Pecorellit.

Pas inspektimit teknik, u zhvillua një takim i mëtejshëm midis dy delegacioneve, për të krahasuar elementët e ndryshëm që dolën.

Bëjmë me dije se nga shtatori deri në janar, sipërmarrësi ka qenë në Shqipëri pesë herë. Katër herë në 2020-n dhe një herë në 2021-n. Hera e fundit ishte në 3 janar 2021, përmes aeroportit të Rinasit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore