Shqipëria

Zhaklina Peto tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese


Zhaklina Peto është tërhequr nga kandidimi për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procedurat për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturës pas tërheqjes nga kandidimi të gjyqtares Peto.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, – u shpreh KED-i në një njoftim zyrtar.

Zhaklina Peto kandidonte përballë Sonila Bejtjas për një nga vakancat e presidentit për Gjykatën Kushtetuese.

KED kishte skualifikuar gjyqtaren Peto dy herë, por Gjykata Administrative e Apelit kishte vendosur ta rikthente përsëri kandidaturën e saj.

Sipas deklaratave, kandidatja për Gjykatën Kushtetuese nuk ka mundur të sigurojë dokumentet e kërkuara nga KED-i për justifikimin e pasurive si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe është shprehur e befasuar për vendimin e marrë nga KED-i në lidhje me kandidaturën e saj.

Gjykata Kushtetuese iu rikthye funksionimit pas zgjedhjes së Përparim Kalos si anëtar i gjashtë dhe betimit të tij para presidentit Meta./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore