Shëndet

Zgjoheni me fytyrë të yndyrshme? Ja disa këshilla


A ju ka ndodhur të zgjoheni me lëkurën e fytyrës tepër të yndyrosur? Kjo edhe pse në darkë e keni kryer rutinën e plotë të saj. Shumë njerëz vuajnë nga gjëndrat dhjamore tepër aktive, që shkaktojnë edhe yndyrosjen e lëkurës. Simptomat priren të jenë më të theksuara pas gjashtë deri në tetë orë gjumë.

Çfarë e shkakton lëkurën e yndyrshme në mëngjes?

Lëkura e gjithsecilit vetë-yndyroset natyrshëm duke sekretuar një substancë dylli të quajtur sebum. Kjo substancë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia dhe infeksionet bakteriale. Por, në fakt,  prodhimi i tepërt mund të çojë në bllokimin e poreve, puçrra dhe lëkurë me shkëlqim të tepërt. Faktorë të tjerë, të tillë si moti i keq, stresi dhe ciklet menstruale, mund të rrisin problemet. Ndaj para se të përdorni produkte të shtrenjtë dhe kremra kundër akneve, është e rëndësishme të kuptoni pse lëkura juaj bëhet e yndyrshme.

 

Ndaj ne ju rekomandojmë të merrni parasysh këshillat e mëposhtme.

Sigurohuni që ta lani fytyrën siç duhet

Lajeni fytyrën duke përdorur ujë të vakët dhe një pastrues kremi pa vaj. Në qoftë se nuk keni probleme me aknet, shmangni përdorimin e xhelit të ashpër me shumë acid salicilik që mund të thajë lëkurën tuaj.

Shmangni larjen e tepërt të fytyrës

Është e vërtetë që dëgjojmë se duhet ta lajmë fytyrën sa më shumë për të larguar papastërtitë. Por, larja e tepërt mund të thajë fytyrën. Si përgjigje, gjëndrat dhjamore mund të kalojnë në mbingarkesë dhe të prodhojnë edhe më shumë vaj. Shumë dermatologë rekomandojnë larjen e fytyrës në darkë sesa në mëngjes.

 

Pini shumë ujë gjatë ditës

Mjekët thonë se duhet të pini tetë gota ujë në ditë për shumë arsye, përfshirë edhe shëndetin e lëkurës. Nëse jeni të dehidratuar, gjëndrat tuaja të vajit mund të prodhojnë tepricë të sebumit të bezdisshëm për të kompensuar lëkurën e thatë.

Hiqni produktet e flokëve dhe grimin para gjumit

Heqja e produkteve të grimit duhet të kthehet në kulturë për secilin prej nesh. Por, shumë njerëz lënë pas dore faktin që duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me produktet e flokëve. Disa produkte flokësh lënë një mbetje vaji në kokën tuaj që mund të prekë fytyrën.

Konsultohuni me një dermatolog

Nëse vëreni vajosje të tepruar në mëngjes, atëherë mund të jetë koha të kryeni një vizitë dermatologjike. Mjeku do t’ju këshillojë pastrues më të fortë ose ju rekomandon suplemente nëse keni një mungesë të vitaminës B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore