Shëndet

Zgjimi në mëngjes: Ja çfarë duhet të bëni


Zgjimi në mëngjes është shumë i vështirë për shumë prej nesh. Por besojmë se aroma e kafes sapo hapni sytë do ju zgjonte, apo jo?

Por a e dini, se të konsumoni kafe në mëngjes, madje me stomak bosh është një veprim nga i cili duhet të hiqni dorë.

Si thoni, ta zëvendësoni atë me një filxhan uji të nxehtë? Pse mos të jetë uji i ngrohtë pija e parë që në mëngjes? Duhet të dini se, ka shumë më shumë efekte pozitive në trup sesa një filxhan kafe.

Nëse do ta pinit çdo mëngjes, ky veprim do të detoksifikojë, do të pastrojë trupin, do të mbrojë sistemin e tretjes dhe do të përmirësojë metabolizmin tuaj.

Ndaj ne, do t’ju rendisim disa prej arsyeve se pse duhet të konsumoni ujë të ngrohtë me stomak bosh.

Së pari, ju lehtëson dhimbjet. Zakoni i të pirit një gotë me ujë çdo mëngjes është konsideruar si një trajtim natyror në rast se ju ndjeni dhimbje trupi ose dhimbje menstruale.

Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin kapilar. Uji i ngrohtë ndikon pozitivisht në metabolizmin tuaj.

Për të parandaluar dhimbjet e stomakut gjatë ditës, ju duhet të pini një gotë me ujë që herët në mëngjes.

Por si thoni për humbjen në peshë që aq shumë e dëshirojmë. Konsumi i ujit të ngrohtë do të rregullojë procesin e tretjes.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, konsumimi i një gote me ujë të ngrohtë çdo mëngjes me stomak bosh do të ngadalësojë procesin e plakjes. Ashtu si trupi juaj detoksifikohet çdo mëngjes, lëkura juaj do të fitojë gjallërinë dhe elasticitetin.

Provojeni, në fund të fundit nuk keni asgjë për të humbur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore