Bota

Zgjidhet kryeministria e parë femër në Estoni


Kaja Kallas, është zgjedhur kryeministrja e parë femër, në Estoni. Dy partitë politike, më të mëdha të vendit, arritën të dielën një marrëveshje për të formuar koalicion të ri qeverisës.

Pas një skandali korruptiv në 13 janar, Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen.

Kaja Kallas, e cili kryeson Partinë e Reformës, do të marrë rolin e kryeministres pasi arriti një marrëveshje koalicioni me Partinë e së majtës.

Në një deklaratë të përbashkët, palët thanë se ata “do të formojnë një qeveri që do të vazhdojë të zgjidhë në mënyrë efektive krizën COVID-19, të zhvillojë Estoninë dhe të gjitha zonat e saj”.

Sipas marrëveshjes, palët paraqitën kandidatë të barabartë gjinor, duke ndarë 14 postet e ministrave të qeverisë në mënyrë të barabartë midis secilës palë.

“Ideja e Qeverisë së re ishte të vendosja një ekuilibër midis burrave dhe grave dhe ekuilibër midis përvojës dhe risisë,” është shprehur Kallas.

Marrëveshja e koalicionit ende duhet të miratohet nga ligjvënësit në parlament dhe t’i paraqitet Presidentit të Estonisë, Kersti Kaljulaid. Qeveria e re e koalicionit të vendit pret të fillojë punën të martën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore