Art&dizajn

Zgjidhet enigma e pikturës “The scream”


Një fjali e shkruar në pikturën e njohur “The Scream” (Britma), ka shkaktuar hamendësime në botën e artit.

Në njërin kënd të pikturës është gdhendur shkrimi “Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur”, dhe sipas Muzeut Nacional në Norvegji, shkrimi është bërë nga vetë piktori, Edvard Munch.

Ai ka pasur probleme me shëndetin mendor gjatë gjithë jetës së tij dhe kritikët e artit e kanë vënë në dyshim nëse mbishkrimi është si një akt vandalizmi i bërë nga dikush tjetër, ose i shkruar nga ai vetë .

Por rezultutati që mbishkrimi është i vetë Munch-it, është mëse i vërtetë pasi muzeu erdhi në këtë përfundim duke përdorur teknologjinë për të analizuar dorëshkrimet e tij dhe për ti krahasuar me letrat e tij.

“Mbishkrimi është i Munch-it, pa asnjë dyshim,” është shprehur kuratori i pikturave të Muzeut Nacional, Mai Britt Guleng.

Edhe ngjarjet e ndodhura në 1895-n, periudhën kur Munch e prezantoi pikturën për herë të parë, në Norvegji, mbështesin të njëjtën teori.

Në vitin 1994, “The scream”, u vodh nga muzeu i arteve në NorvegjI. Ajo u arrit të rikuperohej në një operacion të fshehtë nga detektivët britanikë.

Kjo pikturë ka ndikim të gjërë nga filmat e Hollywood Scream, deri në përdorimin e “emoji” ne komunikimin virtual. Piktura u shfaq për herë të parë në 1893-shin dhe simbolizon ankthin njerëzor, siç shkruan BBC.

Për veprën e artit akoma është e paditur do të shfaqet në muzeun e ri, i cili do hapet në kryeqytetin e Norvegjisë vitin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore