Përballje

Zgjidhen ekipet e All Star


Të enjten pas mesnate u përzgjedhën lojtarët e ekipeve të All Star nga dy kapitenët, LeBron James dhe Kevin Durant.

Si dy më të votuarit, ata u zgjedhën nga dy konferencat si kapitenët e ekipeve. James zgjedhi i pari ku morri Giannis Antetokounmpon në ekipin e tij, kurse për Durant, i pari ishte bashkëlojtari i tij Kyrie Irving.

Startuesit e ekipit të Lebron James janë:

Giannis Antetokounmpo, dy herë lojtari më i mirë i vitit (MVP).

Steph Curry, po ashtu dy herë i zgjedhur MVP dhe tre herë kampion i NBA.

Luka Doncic, i cili po konsiderohet si fytyra e ardhsme e NBA.

Nikola Jokic, i cili është në garën për MVP dhe po kalon një sezon fantastik.

Ndërsa te skuadra tjetër, kapiteni Durant nuk do të marrë pjesë në ndeshje por ka zgjedhur lojtarët për ekipin e tij.

Startuesit e ekipit të Durant janë:

Kyrie Irving, ish kampion në NBA në vitin 2016.

Joel Embiid, i cili është duke pasur një sezon fantastik dhe po prinë garën për MVP.

Bradley Beal, i cili po kalon sezon te paharruar duke pasur një mesatare të 32.9 pikëve.

Kawhi Leonard, tre herë fituesi i kampionatit të NBA.

Jayson Tatum, i cili është për herë të parë startues në lojën e All Star.

Ndërsa te rezervistët i pari zgjodhi Kevin Durant ku ai morri bashkëlojtarin e tij James Harden. Ndërsa LeBron James me zgjedhjen e tij të parë morri Damian Lillard të cilin James beson se duhet të ishte startues.

Rezervistët e ekipit të Durant janë James Harden nga Brooklyn Nets, Devin Booker i Phoenix Suns, Zion Williamson i New Orleans Pelicans, Zach Lavine nga Chicago Bulls, Julius Randle nga New York Knicks, qendra e Orlando Magic Nikola Vucevic, Donovan Mitchell nga Utah Jazz. Lojtari i Lakers, Anthony Davis, i cili nuk mund të luaj në ndeshjen e All-Star të NBA, është caktuar në Team Durant sepse lojtari që e zëvendësoi atë (Booker) u zgjodh nga Team Durant.

Ndërsa rezervistët e ekipit të James janë Damian Lillard nga Portland Trail Blazers, Ben Simmons i Philadelphia 76ers, Chris Paul i Phoenix Suns, Jaylen Brown nga Boston Celtics, kundërshtari i James nga LA Clippers, Paul George, Domantos Sabonis nga Indiana Pacers dhe qendra e Jazz Utah Rudy Gobert.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore