Lajme

Zgjerimi i NATO-s do të ishte historik, thotë Stoltenberg


“Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës, do të ishte diçka historike”.

Këtë mendim Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbi zgjerimin e organizatës ushtarake më të madhe në botë, të cilën ai e drejton përkohësisht.

Ai po ashtu e ka konfirmuar se dy vendet kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u bashkuar.

Ndërsa, mbi derën e aleancës, sipas Stoltenberg, ajo mbetet më se e hapur për të gjithë ata, të cilët duan të bashkohen.

Finlanda njoftoi më parë gjatë ditës, se synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh për t’u zgjeruar në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti i vendit, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja, Sanna Marin, e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki.

Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ai konsiderohet një formalitet.

Niinisto tha se anëtarësimi në NATO do të “maksimizojë” sigurinë e Finlandës pas pushtimit të paprecedentë të Ukrainës.

Kjo vjen pasi Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin javën e kaluar thanë se vendi duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”.

Finlanda ndan një kufi prej 830 miljesh me Rusinë dhe nëse i bashkohet aleancës ushtarake, kufiri tokësor që Rusia ndan me territoret e NATO-s përafërsisht do të dyfishohej.

Çfarë sjell futja e Finlandës në NATO?

Finlanda ka një nga ushtritë më të mira në Evropë, me rreth 280 mijë ushtarë dhe 900 mijë rezervistë, në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh.

Dhe ka gjithashtu kredencialet perfekte për NATO-n, me parametrin prej 2 për qind të PBB-së që do t’u ndahet shpenzimeve ushtarake.

Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë i shtohen 1 mijë e 340 kilometra.

NATO do të përshpejtojë procedurat, por ratifikimi nga vendet anëtare do të kërkojë muaj.

Megjithatë, problemi i mbrojtjes së Finlandës dhe Suedisë në këtë interval duket se është tejkaluar, kur ato nuk do të jenë të mbuluara ende nga neni 5 i NATO-s për ndihmën reciproke në rast agresioni.

Ndihma është e garantuar nga Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore