Zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë: Sonte sondazhi i Albanian Post me fillim në 19:55 – Ndiqeni LIVE


Rezultatet e sondazhit të realizuar nga Gani Bobi në bashkëpunim me Albanian Post dhe Kanal 10, akoma të papublikuara

Ekipi i Institutit “Gani Bobi”, në bashkëpunim me Albanian Post dhe televizionin “Kanal 10”, sonte me fillim në orën 19:55, sjellin sondazhin me matjet e fundit të opinionit publik në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Sondazhi që vjen vetëm 10 ditë para ditës së zgjedhjeve, prezanton të dhënat e fundit të mbledhura në periudhën kohore janar-shkurt.

Margjina e gabimit të sondazhit është minimale me vetëm 1.5 për qind. Ky rezultat do të jetë dëshmia e ekipit për Exit Poll-in që mbahet ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet do të jepen më 14 shkurt, vetëm një minutë pas mbylljes së vendvotimeve – në orën 19:01. Transmetimi i rezultateve të Exit Poll-it do të bëhet drejtpërdrejtë në Albanian Post dhe në Kanal 10.

Ndiqeni direkt në kanalin tonë në Youtube albanianpostofficial si dhe në Facebook albanianpostofficial.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore