Shqipëria

Zgjedhjet në FRPD, grupi i punës: Hapet procesi, ripërtërihen strukturat


Oriela Nebiaj, pjesë e Grupit të posaçëm të punës për zgjedhjet në Forumin Rinor Demokrat, të martën e 28 dhjetorit deklaroi se kanë udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave në përputhje me normat dhe vlerat demokratike.

“Do të bëhen në përputhje me rregullat e vendosura, do të synojmë gjallërimin e strukturave. Synohet zgjerimi i të gjithë anëtarësisë. Të gjithë të rinjtë, që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të vijnë dhe të sjellin kandidaturat”.

Sipas grupit, çdo kandidat, që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD-së në nivel lokal apo qendror duhet të plotësojë formularin e tij personal.

Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qendror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Kryetari PD-së, Lulzim Basha, udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore