Zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet e Shqiptarëve


Ilustrim: Kutia e Votimit

Shqiptarët i drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur ligjvënësit e katër viteve të ardhshme – ligjvënës të cilët do të vendosin mbi politikat që Shqipëria e shqiptarëve, do të ndjekë në katër vite.

Në total, kanë të drejtë votimi në këto zgjedhje, 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë. Prej tyre, mbi 120 mijë janë votues të rinj, që zgjedhin për herë të parë.

Votat e çdo shqiptari, i kërkojnë 12 lista zgjedhore – në katër prej 12 qarqeve, 13, pasi garojnë edhe kandidatë të pavarur.

Nën rregulla anti-Covid dhe një sistem elektronik të identifikimit, zgjedhjet e vitit 2021 pritet të jenë interesante.

Nën kërkesat e një mandati të tretë, një mandati të parë apo një thirrjeje inderekte për rikthimin në jetën politike të vendit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive, me në dorë fletën me 12 mundësi zgjedhjeje.

Mbi kë do të zgjedhin, ajo mbetet për t’u parë me hedhjen e fletës së fundit në kutitë e votimit.

Kjo, është dita kur do të kryhen zgjedhjet e shqiptarëve për katër vitet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore