Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme, Bashkia Durrës me pjesëmarrjen më të ulët


Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë me dije se, deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime – në të gjashtë bashkitë – ka qenë 11.32%.

Nga 942 qendra votimi, kjo përllogaritje është bërë në bazë të raportimit të 650 të tilla. Nga 453 mijë e 103 votues kanë votuar 51 mijë e 274.

Konkretisht në Bashkinë Dibër pjesëmarrja ka qenë 14.7%, Durrës 9.23%, Lushnjë 14.85%, Shkodër 10.41%, Rrogozhinë 14.98 dhe në Vorë 13.98%.

Në Durrës vërehet se ka pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në krahasim me pesë bashkitë e tjera.

Ajo pason me Shkodrën, Vorën, Dibrën, Lushnjën dhe Rrogozhinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore