Shqipëria

Zgjedhjet australiane u sulmuan nga Shqipëria


Grupe të bazuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë shënjestruar zgjedhjet federale në Australi.

Kështu thotë një raport i bazuar tek të dhënat e disa ekspertëve të sigurisë dhe i përcjellë nga media australiane ‘The West”.

Ata kanë analizuar fushata të tëra dezinformimi online, të cilat kanë ndihmuar “armiq të Australisë”.

Sipas raportit, këto grupe kanë baza kineze. Mirëpo, për të mos rënë në sy, ato përdorin edhe shtete, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe tre vendet ballkanike.

Mënyra sesi ato vepronin, ishte nëpërmjet fushatave targetuese nëpërmjet mediave sociale.

Aty përdoreshin tone të theksuara nacionaliste dhe përmbajtje islamofobike, në mënyrë që të tërhiqej vëmendja e audiencës, duke rritur angazhimin e tyre.

Pikërisht për këtë fakt, Australia u është bashkuar SHBA-ve, në një koalicion të pazakontë global për të dënuar “aktivitetet kibernetike keqdashëse kineze”.

Një gjë e tillë vjen pas dokumenteve të publikuara nga “The Guardian”, mbi ato që u quajtën “Kremlin Papers”.

Sipas tyre ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016, për të favorizuar zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sërish, sipas raportit, ka të paktën gjashtë baza të tjera, të cilat veprojnë direkt nga Kina. Synimi kryesor i tyre është përcjellja e historive false, për të nxitur propagandën publike.

Në këtë mënyrë, ata gjenerojnë edhe të ardhura, përmes klikimeve.

Kështu, duke e bërë një biznes të vërtetë shpifjen dhe ndikimin në politika të brendshme në shtetet e tjera.

Platformat e mediave sociale kineze janë shpërndarëse kryesore të këtyre lajmeve.

Lajme të tilla transmetohen edhe në gjuhën kineze, pro në portale australiane.

Mbi bazat në Ballkan nuk ka një përkufizim të qartë gjithsesi. Nuk dihet nëse ato janë tërësisht ende funksionale, apo kanë qenë të përkohshme.

Por, sipas raportit, rajoni është i cenuar me të tilla struktura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore