Sport

Zëvendësuesi i Casemiro-s, Real Madrid fillon bisedimet me Tchouamenin


Shefi i skautëve të Real Madrid-it, Juni Calafat, ndodhet në Monaco.

Aty, ai është në bisedime me klubin nga principata për të mësuar mbi kushtet që duhen arritur për të siguruar shërbimet e talentit francez, Aurelien Tchouameni.

Përveç synimit që dihet tashmë, Kylian Mbappe, i dyti në radhë është një francez tjetër.

Aurelien Tchouameni, mesfushor i kombëtares së Francës dhe Monaco-s.

Calafat ndodhet në tokat monegaske për të kuptuar çdo pikë të cilën Real Madrid-i duhet ta respektojë.

Real Madrid-i kishte mbajtur takim me Monaco-n rreth talentit francez edhe më parë, por verën e kaluar ata vendosën që të sigurojnë shërbimet e bashkëkombësit të tij, Eduardo Camavinga.

Derisa Camavinga ka tipare sulmuese, Tchouameni shihet si zëvendësues i denjë i Casemiro-s.

Një mesfushor me tipare shkatërruesi dhe shumë i mirë me topin.

Nga Monaco ai vlerësohet 60 milionë euro, por transferimi mund të arrihet me një shifër prej 40 milionë eurove.

Real Madrid-i ka nisur planin për sezonin e ardhshëm, dhe në planet e tyre, pjesë shumë e rëndësishme është edhe transferimi i Aurelien Tchouameni-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore