Stil

Zëvendësimi i drurit me atë të plastikes


Ilustrim

Gjatë viteve të fundit, tavolinat e rënda prej drurit janë duke u zëvendësuar me ato të plastikës.

Mobiliet e plastikës, përpos që duken bukur, dhe janë shumë më ekonomike se ato të drurit, apo të metalit.

Përparësia e plastikës në raport me materialet e tjera qëndron edhe në faktin se asaj është lehtë t’i jepet forma e dëshiruar, gjë që e bën atë të përshtatshme sidomos për prodhimin e karrigeve.

Me dizajn modern dhe me ngjyra të theksuara, këto tavolina janë të përshtatshme dhe të qëndrueshme sidomos për dhoma të vogla të ngrënies, pasi që nuk zënë shumë vend.

Po ashtu, përparësi e tyre është se ato shumë lehtë barten nga njëri vend te tjetri, ndërsa varësisht sipas nevojës, ato mund të zhvendosen edhe në tarracë.

Karriget e plastikës janë ideale edhe për faktin se mund të palosen njëra mbi tjetrën, duke mos zënë vend të madh, për t’i përdorur më pas në rast se kemi mysafirë të shumtë, apo për ndonjë rast të ngjashëm.

Gjithashtu, plastika si material është më shumë e qëndrueshme se sa ajo prej druri, ndaj ndikimeve të lagështisë, në ndryshimit të temperaturave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore