Sport

Zëvendës trajneri i Kombëtares, Porrini: Kamberi do të luajë në kualifikueset e marsit


Sergio Porrini, zëvendës trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka folur në një intervistë për gazetën skoceze, Daily Record, mbi Florian Kamberin.

Porrini shpreson që Kamberi të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Shqipëria do të luajë në mars, kundër Anglisë dhe Andorrës, si dhe San Marinos më vonë.

Sulmuesi është thirrur disa herë nga Kombëtarja kuqezi, por nuk ka mundur të luajë për shkak dëmtimesh dhe si pasojë e bllokimit nga Covid-19.

“Ne kemi pritur shumë gjatë për Florianin. Për herë të parë u përpoqëm ta merrnim atë gati dy vite më parë. Unë shkova në Skoci kur ai luante tek Hibs”, tha Porrini.

“Ai erdhi në skuadren tonë, por ai kishte një dëmtim dhe pastaj u kthye në Skoci”.

“Ai më pas u transferua te St. Gallen në Zvicër dhe pastaj kishte probleme në të gjithë Europën me Covid-19 dhe nuk mund ta thërrisnim atë”.

“Tani më në fund mendoj se do ta shohim Florianin në fushë me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë”.

Porrini është i kënaqur që Kamberi po luan rregullisht duke patur shumë minuta me klubin.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që janë në gjëndje dhe kanë 90 minuta në këmbë”.

“Ne me të vërtet kemi nevojë për aftësitë dhe lëvizjet e tij në fushë dhe ai do të na jap diçka ndryshe”.

“Unë me të vërtet besoj, nëse ai hyn dhe luan ashtu siç e dimë sa mundet, me të vërtet mund të na përmirësojë”, tha Porrini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore