Tregjet

Zero lëshime të karbonit në ajër, çfarë kërkon BlackRock?


Investitori më i madh në sferën e hidrokarbureve ka kërkuar nga kompanitë e naftës, zbulimin e prodhimit të karbonit dhe zero lëshime të saj në mjedis nga kompanitë përkatëse dhe industritë ndotëse.

Sinjalet e fundit që vijnë nga takimet që zhvillohen për rivlerësimin e shpejtë të rreziqeve klimaterike nga menaxherët e aseteve, kanë vendosur objektiva të qartë për të gjitha kompanitë.

Të gjitha ndërmarrjet në të cilat investon BlackRock pritet të nxjerrin emetimet e drejtpërdrejta nga operacionet dhe nga energjia që ata blejnë. Të njohura përkatësisht si emetimet e fushës 1 dhe fushës 2, firma e investimeve u shpreh në një letër duke përshkruar planet e saj.

Nxjerrësit e karburanteve fosile duhet të vendosin qëllime për të ulur emisionet në karbonin e lëshuar kur produktet e tyre digjen, të njohura si emetimet e fushës 3, tha BlackRock.

Kur flasim për BlackRock, kemi të bëjmë me një nga investuesit më me ndikim në botë, për shkak të fondeve të tyre madhore që lidhen me indeksin. Aksionet, obligacionet dhe pasuritë e tjera që ajo kontrollon ishin me vlerë  8.7 trilion $ në fund të dhjetorit, duke përfshirë zotërimet e miliarda dollarëve në kompanitë e naftës.

Shumica e kompanive kryesore të naftës të listuara, tashmë kanë njoftuar planet për të zbuluar emetimet e tyre të karbonit dhe për t’i zvogëluar ato në përputhje me synimin për të arritur zero karbon deri në vitin 2050 të vendosur nga shumë qeveri në të gjithë botën.

BP (Petroliumi Britanik) planifikon të ulë emetimet e saj të karbonit në pothuajse zero deri në vitin 2050, pjesërisht duke kompensuar lëshimet përmes skemave të kapjes së karbonit dhe rivendosjes natyrore.

Firma franceze e naftës Total ka bërë disa investime multi-miliardare në energjinë e rinovueshme dhe ka një nga tubacionet më të mëdha të projekteve të energjisë së pastër në krahasim me çdo kompani të madhe të naftës.

Shell në krahun tjetër është kritikuar për paraqitjen e planeve klimatike që është e paqartë dhe mbështetet në objektivat e “intensitetit të karbonit” në terma afatshkurtër sesa në shifrat e emetimeve të drejtpërdrejta. Kompania planifikon të arrijë zero në terma absolutë deri në vitin 2050.

Kompania amerikane e naftës Exxon, që konsiderohet e ngathët me qasjen e saj klimatike, është zotuar të zbulojë emetimet e saj dhe ka vendosur objektiva afatshkurtër për uljen e emetimeve, ndezjen e metanit dhe gazit. Ashtu si Shell, synimet bazohen mbi intensitetin e karbonit sesa në emetimet absolute.

BlackRock ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave nga aktivistët të cilët argumentuan se nuk po përmbushte përgjegjësitë e saj. Por vitin e fundit BlackRock ka filluar të votojë, me një kthesë të beftë, kundër kompanive për arsye klimatike. Në vitin 2020 ajo votoi kundër menaxhimit të 69 kompanive me intensitet të karbonit, duke përfshirë këtu edhe rizgjedhjen e 64 drejtorëve.

BlackRock tha muajin e kaluar se do të synonte emetimet zero të karbonit në portofolin e saj deri në vitin 2050 dhe se përfundimisht do të merrte në konsideratë largimin e ndotësve që nuk morën masa.

Përshtatur për  The Guardian nga Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore