Lajme

Zemaj: 8 milionë euro për shtesat e punëtorëve shëndetësorë


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar stafin mjekësor, se Qeveria e Kosovës ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në median sociale “Facebook”, Zemaj ka thënë se shtesat vlejnë për muajin janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

“Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësor, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë”, ka shkruar ministri.

Ai ka falenderuar mjekët, infermierët dhe personein shëndetësor për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë. Kjo shtesë do të vlejë për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

 “Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorive: Kategoria e parë, mjekët, do të marrin shtesën prej 250 euro në muaj, infermierëve do të marrin shtesën prej 150 euro në muaj, dhe stafi mbështetës do të marrë shtesën prej 100 euro në muaj”, shtoi ministri./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore