Lajme

Zelensky do të shkojë në samitin e G20-ës nëse Putin merr pjesë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të marrë pjesë në samitin e vjeshtës të G20-ës në Indonezi nëse lideri rus Vladimir Putin është i pranishëm.

Lajmi u bë i ditur nga Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit, gjatë një interviste për britaniken “BBC”.

Sipas tij, Zelensky është i bindur se ai duhet të jetë në territorin e Ukrainës dhe është e mundur të marrë pjesë në samite në një format online.

Megjithatë, nëse Putini vjen në samit, atëherë delegacioni ukrainas do të duhet të marrë parasysh nevojën për praninë e tij.

“Sepse prania e Putinit kudo, në çdo samit në mënyrë indirekte do të thotë se organizatorët e samitit legjitimojnë pozicionin e Rusisë, e cila sulmoi një shtet sovran”, shpjegoi Podolyak.

Kujtojmë se në fund të prillit, Presidenti i Indonezisë ftoi Ukrainën në samitin e G20 në muajin nëntor.

Pikërisht në këtë vend do të mbahet samiti i ardhshëm i G20-ës.

Ukraina u ftua në samit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Tani G20 bashkon 19 vende dhe Bashkimin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore