Bota

Zelanda e Re hedh në treg rregullat për ndryshimet klimatike


Zelanda e Re do të bëhet vendi i parë në botë që do tё krijojё një ligj që detyron firmat e saj financiare të raportojnë mbi efektet e ndryshimit të klimës.

Vendi dëshiron të jetë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050 dhe thotë se sektori financiar duhet të luajë rolin e tij.

Bankat, siguruesit dhe menaxherët e fondeve mund t’a bëjnë këtë duke vlerёsuar efektin mjedisor të investimeve të tyre, thotë Ministri i saj i Ndryshimeve Klimatike, James Shaw.

Legjislacioni pritet të bёhet publik këtë javë.

Rreth 200 nga kompanitë më të mëdha të vendit dhe disa firma të huaja që kanë pasuri më shumë se 1 miliardё dollarë do të bёhen pjesё e legjislacionit.

Ligji do të detyrojë firmat financiare të vlerësojnë jo vetëm investimet e tyre, por edhe kompanitë për të cilat i’u japin hua, në lidhje me ndikimin e tyre në mjedis.

Sapo të miratohet ligji, kompanitë do të duhet të fillojnë të raportojnë mbi ndikimin e ndryshimit të klimës në vitin 2023.

Javën e kaluar, Duka i Kembrixhit i’u bëri thirrje bankave të “investojnë në natyrё” për të ndihmuar në luftën ndaj ndryshimeve globale të klimës.

Duke folur në një takim të FMN dhe Bankës Botërore, Princi William tha që mbrojtja e natyrës vazhdoi të luante vetëm një pjesë të vogël në luftimin e ngrohjes globale.

“Ne duhet të investojmë në natyrë, përmes ripyllëzimit, bujqësisë së qëndrueshme dhe mbështetjes së shёndetit tё oqeaneve… sepse duke e bërë këtë është një nga mënyrat më efektive dhe mё me ndikim për të trajtuar ndryshimin e klimës” , tha ai.

Në SHBA, më shumë se 300 biznese dhe investitorë, përfshirë gjigandin e teknologjisë Apple, i bënë thirrje administratës së Biden të vendosë një synim ambicioz të ndryshimit të klimës të martën.

Kjo do të shkurtonte emetimet e gazeve serë në SHBA me të paktën 50% nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030. Ky synim është gati dyfish i angazhimit të mëparshëm të Amerikës për uljen e emetimeve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore