Lajme

Qeveria gjermane për AP: Vizita e Bonne dhe Plotner, mesazh i qartë për Kosovën dhe Serbinë


Emmanuel Bonne, Miroslav Lajçak, Albin Kurti, Jens Plotner

Vizita e këshilltarëve kryesorë të presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner, në Kosovë dhe Serbi, ka pasur për qëllim të jap mesazh të qartë se “vendime të vështira” i presin palët, sidomos pas situtatës së tensionuar dhe gjendjes së sigurisë së përgjithshme në Evropë.

Kështu thuhet në një përgjigje të Qeverisë gjermane për Albanian Post.

“Vizita përcolli mesazhin e qartë se çështjet e vështira politike në lidhje me normalizimin e plotë duhet të trajtohen në një mënyrë vendimtare dhe më shpejt, kështu që nuk ka vend për përshkallëzim në terren”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë gjermane për AP.

“Vizita ndodhi nën dritën e situatës së përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe në veçanti tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu, qëllimi ishte diskutimi i opsioneve mbi tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje që con drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve si dhe gatishmërinë e të dy palëvë për “vendime të vështira”.

“Ata kanë pasur biseda të thella me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç duke kërkuar opsionet për rrugën përpara, drejt normalizimit të plotë në dialogun e udhëhequr nga BE”.

Takimi mes Kurtit, Lajçak dhe këshilltarëve për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Plotner dhe Bonne, të premten e 9 shtatorit, erdhi pas letrës së dy liderëve evropianë që të përfshihen edhe më intenzivisht në dialog.

Emmanuel Bonne, është këshilltari kryesor në politiken e jashtme i presidentit francez, qysh nga viti 2019, dhe Jens Plotner, me pozitë të njëjtë pranë kancerlarit gjerman, që nga dhjetori i vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore