Lajme

Zbulohet tuneli i kontrabandës së drogës me “sistem hekurudhor” në kufirin SHBA-Meksikë


Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel nëntokësor kontrabande, në kufirin Kaliforni-Meksikë, që shkonte në gjatësinë e një fushe futbolli dhe përmbante mure të përforcuar, energji elektrike, ventilim dhe një sistem hekurudhor.

Hetuesit kanë zbuluar tunelin, i cili të nxirrte në një magazinë në një zonë industriale në tokën amerikane, javën e kaluar.

Tuneli gjendej rreth gjysmë milje (0.8 km) nga vendkalimi kufitar Otay Mesa midis Tijuana-s dhe San Diego-s, zonë ku më shumë se një duzinë të tjerë janë zbuluar në dy dekadat e fundit.

Pasi lokalizuan një shtëpi, e cila përdorej si për ruajtjen e drogës, agjentët filluan të ndalonin trafikun e automjeteve pranë magazinës, duke hedhur kuti të mbushura me kokainë, sipas një ankese penale federale të paraqitur në gjykatën e qarkut amerikan në San Diego.

Më pas, prokurorët federalë bastisën pronat dhe nuk gjetën drogë në magazinë, por një hapje tuneli të gdhendur në dyshemenë e çimentos.

Tuneli kishte gjatësinë sa një e treta e një milje deri në Tijuana. Ishte 1.2 metra në diametër dhe rreth gjashtë kate i thellë.

Një fotografi tregon brendësinë e tunelit në mes të një magazine në San Diego. ©: Departamenti i Sigurisë Kombëtare/Reuters

Agjentët sekuestruan 1 mijë e 762 lb (799 kg) kokainë, 165 lb (75 kg) meth dhe 3.5 lb (1.6 kg) heroinë nga automjetet dhe vendbanimi. Ata arrestuan gjashtë persona me akuza federale për konspiracion droge.

Tuneli ndërkufitar u ndërtua në një nga shtrirjet më të fortifikuara të kufirit, duke ilustruar kufizimet e murit kufitar të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Autoritetet kanë gjetur rreth 15 tunele të sofistikuara në kufirin e Kalifornisë me Meksikën që nga viti 2006.

Shumë tunele, përfshirë atë të shpallur të hënën, janë në zonën industriale Otay Mesa të San Diego-s, ku toka e ngjashme me argjilën është e favorshme për gërmim dhe magazinat ofrojnë mbulim.

Kalimet ndërkufitare datojnë në fillim të viteve 1990 dhe janë përdorur kryesisht për të kontrabanduar ngarkesa shumë-tonëshe marijuanë.

Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës, në vitin 2020, tha se ato u gjetën përgjithësisht në Kaliforni e Arizona dhe të lidhura me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Sipas ligjit federal, autoritetet amerikane duhet të mbushin anën amerikane të tuneleve me beton, pasi ato të zbulohen.

Pjesa e brendshme e një tuneli ndërkufitar midis Tijuana-s së Meksikës në zonën e San Diego-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore