Film

Zbulohet titulli i filmit të tretë të “Spider-Man”


Kohëve të fundit, në mediat sociale në qendër të vëmendjes ka qenë filmi i tretë i “Spider-Man”, përkatësisht titulli i tij, rreth të cilit kanë qarkulluar një mori aludimesh.

Por, e vërteta është zbuluar.

“Spider-Man: No Way Home” është emri zyrtar i filmit.

Këtë e kanë konfirmuar kompanitë bashkëpunuese të këtij filmi, Sony Pictures dhe Marvel Cinematic Universe.

Filmi do të bëhet pjesë e kinemave në muajin dhjetor, duke u shfaqur për publikun si dhuratë për krishtlindjet e këtij viti.

Përsëri, pjesë e tij do të jetë aktori anglez, Tom Holland, i cili ka luajtur edhe tek dy filmat e tjerë “Spider-Man: Homecoming” dhe “Spider-Man: Far From Home”.

Sipas Holland, ka gjasmë që kjo të jetë hera e fundit e tij si pjesë e  “Spider-Man”.

Në një intervistë dhënë për Collider, ai është shprehur:

“Kontrata ime mbaron me “No Way Home”, por unë do të rikthehem përsëri nësë ata dëshirojnë, sepse e dashuroj këtë film, e dashuroj këtë rol. Isha me fat të isha pjesë e tij” thotë Holland, transmeton Albanian Post.

Përpos Holland, filmit do ti kthehet edhe regjisori Jon Watts, i cili drejtoi dy të parët.

Ndryshe, rreth titullit të supozuar të “Spider-Man” versione të ndryshme në rrjete sociale kanë postuar edhe anëtarët e kastit si; Holland, Zendaya dhe Jacob Batalon, të cilët prezantuan një seri titujsh të pasaktë si “Spider-Man: Home Slice” dhe “Spider-Man: Phone Home”.

17 dhjetori i vitit 2021 është data zyrtare e premierës së “Spider-Man: No Way Home”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore